Kaja Shukova: Koncepti "Shkupi pa letër" - një qytet digjital që u shërben qytetarëve
- Koncepti "Shkupi pa letër" do të thotë qytet digjital ku në çdo proces administrativ është i arritshëm dhe i dukshëm, theksoi kandidatja për kryetare të Shkupit, Kaja Shukova e propozuar nga LSDM dhe koalicioni.
- Post By Fami Bajrami
- 13:35, 8 tetor, 2025
Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Koncepti "Shkupi pa letër" do të thotë qytet digjital ku në çdo proces administrativ është i arritshëm dhe i dukshëm, theksoi kandidatja për kryetare të Shkupit, Kaja Shukova e propozuar nga LSDM dhe koalicioni.
Në një deklaratë për mediat, Shukova tha se do të vendos në funksion mjetet dhe projektet "Buxhet i hapur", "E-Skopje" dhe "SMART Skopje 2", të cilat do ta rrisin transparencën në punën e administratës së qytetit.
"Vizioni im për Shkupin është një qytet që funksionon në mënyrë transparente, efikase dhe moderne, qytet që u shërben qytetarëve të tij. Koncepti 'Shkupi pa letër' do të thotë një qytet digjital ku çdo proces administrativ është i arritshëm dhe i dukshëm. Në planin tonë, digjitalizimi i shërbimeve publike krijon transparencë të plotë të administratës së qytetit. Përmes hallkës 'Buxhet i hapur’, qytetarët do të kenë pasqyrë të vazhdueshme të shpenzimit dhe shpërndarjes së fondeve publike. Prokurimi publik elektronik do të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie në çdo procedurë. Projektet "E-Skopje" dhe "SMART Skopje 2" prezantojnë sisteme për parkim inteligjent, menaxhim të mbeturinave, ujë dhe infrastrukturë publike dhe sensorët inteligjentë të integruar mundësojnë monitorimin e cilësisë së ajrit, zhurmës dhe kushteve të motit për një mjedis më të sigurt dhe më të qëndrueshëm", theksoi Shukova.