• e premte, 05 dhjetor 2025

Kaja Kalas: Kthim në Ballkanin Perëndimor

Kaja Kalas: Kthim në Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 22 maj 2025 (MIA) - Në dy ditët e ardhshme do t'i viziroj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile për rrugën e tyre drejt BE-së, publikoi këtë mëngjes në Iks, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas para fillimit të pjesës zyrtare të vizitës së saj të punës në Beograd.

"Dialogu Prishtinë-Beograd është i domosdoshëm që të ecim përpara. Tani është koha që sërish të angazhohemi", shtoi Kalas.

Në kuadër të, siç theksoi në postim, "kthimit të saj në Ballkanin Perëndimor", Kalas nesër do të qëndrojë në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin Hristian Mickoski dhe së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski do ta hapin Dialogun e parë për siguri dhe mbrojtje mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa në shoqëri të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski do ta vizitojë Grupin e përhershëm të punës mjekësore ballkanike. Ajo do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave rinore dhe studentore nga vendi.

Kjo është vizita e dytë e Kalasit në rajon pas marrjes së detyrës, pasi që paraprakisht nga 7 deri më 9 prill qëndroi në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë. mb/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR