• e premte, 05 korrik 2024

Kadirov: Izraeli duhet të mendojë përpara se t'i provokojë myslimanët në mbarë botën që të hakmirren

Kadirov: Izraeli duhet të mendojë përpara se t'i provokojë myslimanët në mbarë botën që të hakmirren

Grozni, 18 tetor 2023 (MIA) - Lideri çeçen Ramzan Kadirov i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë përshkallëzimin e konfliktit me Palestinën dhe të mendohet dy herë para se të provokojë myslimanët në mbarë botën që të hakmerren.

"Nëse regjimi izraelit mendon se Palestina është vetë dhe munden të bëjnë çfarë të duan me të, gabojnë rëndë", ka shkruar Kadirovi në Telegram.

"Mos i provokoni njerëzit. Mos u tallni dhe mos i nxisni myslimanët në mbarë botën që të hakmerren. Kjo do t'ju kushtonte një mijë herë më shumë se fitimi i mundshëm që shpresonit. Mendoni para se të bëni një nga gabimet më të mëdha dhe më fatale në historinë tuaj”, shtoi ai. 

Sipas tij, "Izraeli ia lejon vetes shumë dhe kërcënon të fshijë një komb të tërë nga harta".

Më herët, lideri çeçen u hidhërua  me Perëndimin për standarde të dyfishta në konfliktin arabo-izraelit.

Ai konsideron se situata në Lindjen e Mesme do të ishte ndryshe nëse krerët e tjerë të shteteve, pas shembullit të presidentit  rus Vladimir Putin, e respektojnë religjionin dhe e mbrojnë atë nga sulmet. Ai është i bindur se atëher konflikti do të ishte shmangur. qa/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 



QËNDRONI TË LIDHUR