Kac: Liderët e Hamasit kanë kërkuar nga Irani 500 milionë dollarë për ta shkatërruar Izraelin
- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot ka zbuluar një dokument intelegjent, i cili tregon se liderët e Hamasit, Jahja Sinvar dhe Muhamed Deif, kanë dërguar letër deri te komandanti i forcave të Gardës revolucionare të Iranit, Esmail Kaani, në qershor të vitit 2021, duke i kërkuar ndihmë në këmbim të 500 milionë dollarëve për planet e tyre për ta sulmuar Izraelin dhe për ta shkatërruar në afat prej dy vitesh.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:35, 7 prill, 2025

Jerusalem, 7 prill 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot ka zbuluar një dokument intelegjent, i cili tregon se liderët e Hamasit, Jahja Sinvar dhe Muhamed Deif, kanë dërguar letër deri te komandanti i forcave të Gardës revolucionare të Iranit, Esmail Kaani, në qershor të vitit 2021, duke i kërkuar ndihmë në këmbim të 500 milionë dollarëve për planet e tyre për ta sulmuar Izraelin dhe për ta shkatërruar në afat prej dy vitesh.
"Këtu për herë të parë po e prezantoj një dokument në tunelet e zyrtarëve të lartë të Hamasit në Gazë, i cili tregon lidhje direkte mes Iranit dhe Jahja Sinvar dhe Muhamed Deif, si pjesë nga mbështetja e Iranit për planin e Hamasit për ta shkatërruar Izraelin", tha Kac në video deklaratën që e transmetoi "Tajms of Izrael".
Kjo deklaratë është regjistruar gjatë një vizite në njësinë për mbledhje të informacioneve të inteligjencës në Zyrën e inteligjencës ushtarake, e cila është e njohur sipas akronimit hebraik "Amshat".
Dokumenti tregon se Hamasi për dy vite ka kërkuar nga Irani 20 milionë dollarë në muaj "për t'i arritur këto qëllime të mëdha" përmes të cilave, siç theksoi, "do ta ndryshojnë imazhin e botës".
Siç tha sot Saed Izadi, shefi i departamentit palestinez në Gardën Revolucionare iraniane, "e ka pranuar kërkesën dhe i është përgjigjur se Irani, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, do të vazhdojë të dërgojë para drejtë Hamasit, pasi lufta kundër Izraelit dhe SHBA-së ëshët prioriteti kryesor i regjimit iranian".
Ai shtoi se "Izraeli do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta paranadaluar Iranin të marrë armë bërthamore" dhe se do të vazhdojë të synojë përfaqësuesit e saj në rajon "derisa boshti iranian i së keqes të thyhet dhe të mposhtet". qa/
Foto: EPA