Kac: Izraeli nuk do të tregojë tolerancë për çfarëdo lloj shkelje të armëpushimit në Liban
- Izraeli kërkon nga KB-ja zbatim efikas të marrëvehsjes për ndërprerje të zjarrit në Liban dhe do të tregojë "zero tolerancë" për çdo shkelje të tij, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, transmetuar nga mediumet britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:20, 26 nëntor, 2024
Tel-Aviv, 26 nëntor 2024 (MIA) - Izraeli kërkon nga KB-ja zbatim efikas të marrëvehsjes për ndërprerje të zjarrit në Liban dhe do të tregojë "zero tolerancë" për çdo shkelje të tij, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, transmetuar nga mediumet britanike.
"Çdo shtëpi në Libanin jugor që do të riparohet dhe ku do të formohet bazë terroriste, do të shkatërrohet, çdo armatim apo rigrupim i terroristëve do të goditet, çdo tentim për kontrabandë të armëve do të parandalohet dhe çdo kërcënim për forcat tona apo për qytetarët izraelitë menjëherë do të shkatërrohet", i tha Kac koordinueses së posaçme të KB-së për Libanin, Zhanin Henis-Plashart.
Në frymë të njejtë imperative ishte edhe deklarata e zëdhënësit të qeverisë izraelite, Dejvid Menser, i cili tha se marrëveshja me Libanin do ta lërë Izraelin të veprojë lirshëm në vetëmbrojtje për ta eliminaur kërcënimin nga lëvizja shiite Hezbollah dhe që të mund t'i kthejë të sigurt në shtëpitë e tyre banorët e bashkësive veriore izraelite.
Shefi i diplomacisë libaneze, Abdulla Bu Habib, nga ana e tij, shfaqi shpresë se marrëvehsja për armëpushim mes Izraelit dhe Libanit do të nënshkruhet deri në fund të ditës. Ai shtoi se armata libaneze do të jetë e gatshme të sistemojë së paku 5.000 ushtarë në jug të vendit kur luftëtarët izraelitë do të tërhiqen nga rajoni dhe se SHBA-ja do të luajë rol kyç në ripërtëritjen e infrastrukturës së shkatërruar nga sulmet izraelite.
Në orët e fundit gjithnjë e më shpesh po flitet për ndërprerje të mundshme të zjarrit në Liban. Marrëveshja kërkon në 60 ditët në vijim njësitë izraelite të tërhiqen nga pjesa jugore e vendit, që konsiderohet si vatër e Hezbollahut, ndërsa në vendin e tyre të sistemohen forcat e armatosura libaneze. Vetë Hezbollahu do ta ndërprejë praninë e vet ushtarake në afërsi të kufirit në jug të lumit Litani.
Propozimi tashmë mori miratim nga Bejruti, ku zëvendëskryetari i Parlamentit libanez, Elias Bu Saab dje për agjencinë Rojters deklaroi se nuk ka pengesa serioze për zbatimin e saj nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk ndërron mendje.
Shenjat për depërtim diplomatik u shoqëruan me eskalim ushtarak. Sulmet e sotme ajrore izraelite shkaktuan shkatërrim lotësues në paralagjet jugore të bejrutit, të kontrolluara nga Hazbollahu, përderisa grupi militant vazhdoi të lansojë raketa drejt Izraelit. ab/
Foto: МIА arkivi