• e premte, 05 dhjetor 2025

Kac: Fundi i luftës në Gazë është afër; vetëm dje në enklavë janë vrarë të paktën 100 persona

Kac: Fundi i luftës në Gazë është afër; vetëm dje në enklavë janë vrarë të paktën 100 persona

Tel Aviv, 1 korrik 2025 (MIA) - Fundi i luftës në Rripin e Gazës është afër, deklaroi minisri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, ndërkohë që raportohet se të paktën 10 persona e humbën jetën në territorin palestinez gjatë 24 orëve të fundit.

"Po afrohemi drejt fundit të operacionit në Gazë", tha Kac, një javë pasi shteti hebre i dha fund luftës së tij të shkurtër me Iranin.

Ai përsëriti objektivat izraelite në konflikt, përfshirë lirimin e të gjitha pengjeve dhe disfatën e grupit islamist Hamas.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, gjatë fundjavës deklaroi se së shpejti pret një armëpushim në Gazë. Megjithatë, nuk është e qartë se në çfarë e mbështeti ai këtë deklaratë optimiste.

Me deklaratën e sotme Kac, duket se e konfirmoi optimizmin e Trampit, por burimet palestineze thonë se dita e djeshme ishte edhe një tjetër ditë e përgjakshme në Rripin e Gazës.

Të paktën 34 persona u vranë në qytetin e Gazës, deklaruan punonjësit në spitalin Shifa, pasi dëshmitarët raportuan se nga një sulm izraelit u godit një kafene në shëtitoren bregdetare.

Thuhet se në mesin e viktimave ka disa të mitur dhe gra, si dhe një gazetar. 

Grupi i Hamasit i cili e kontrollon Gazën, njoftoi se objektivi i sulmit ka qenë një kamp për persona të zhvendosur në plazh.

Armata izraelite konfirmon se objektiv i sulmit ishin disa anëtarë të grupit terrorist Hamas në pjesën veriore të Gazës. U theksua se ishin marrë masa paraprake për mbrojtjen e civilëve, përfshirë mbikëqyrjen ajrore të zonës.

Incidenti aktualisht është duke u hetuar, thuhet në njoftim. 

Armata izraelite nuk ka dhënë informacione për viktima të mundshëm. 

Sipas burimeve mjeksore palestineze, në sulmet e mbrëmshme izraelite gjatë enklavës janë vrarë të paktën 100 persona. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR