• e premte, 05 dhjetor 2025

Kabineti i Orbanit: Mbështetje për planin e Trampit, pa koment për vizitën e mundshme në Moskë

Kabineti i Orbanit: Mbështetje për planin e Trampit, pa koment për vizitën e mundshme në Moskë

Budapest, 27 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria e Hungarisë mbështet planin paqësor të presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, deklaroi sot Gergeli Gujash, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

Ai tha se marrëveshja duhet të arrihet "sa më shpejt të jetë e mundur".

I pyetur nga gazetarët në lidhje me spekulimet se Orbani nesër do të udhëtojë në Moskë për t'u takuar me presidentin rus Vlladimir Putin, Gujash u përgjigj se çështja është "shumë hipotetike" për t'u komentuar.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR