• e enjte, 20 shkurt 2025

Kabineti i Netanjahut: Arrihet marrëveshje me Hamasin në Kajro për lirimin e pengjeve

Kabineti i Netanjahut: Arrihet marrëveshje me Hamasin në Kajro për lirimin e pengjeve

Tel Aviv, 18 shkurt 2025 (MIA) - Kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu konfirmoi se sot në Kajro është arritur marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelite të shtunën. 

Nga zyra është konfirmuar se gjashtë pengje do të lirohen të shtunën, si pjesë e fazës së parë nga marrëveshja me grupin e Hamasit, njoftoi "Tajms of Izrael". Siç thuhet në njoftim, lirimi i gjashtë pengjeve është rezultat i bisedimeve në Kajro. 

"Nëse marrëveshja në Kajro zbatohet, kjo do të jetë arritje e rëndësishme për Izraelin", tha përfaqësuesi izraelit. 

Zyra gjithashtu theksoi se të enjten në Izrael do të transferohen katër trupat e pengjeve izraelite, pa specifikuar identitetin e tyre. 

 Familjet e pengjeve janë njoftuar, mëson "Tajms of Izrael". 

 Përfaqësuesit e Izraelit dhe Hamasit më herët njoftuan se është arritur marrëveshje grupi palestinez të lirojë gjashtë pengje izraelite të shtunën, ndërsa të enjten do të transferohen trupat e katër izraelitëve të tjerë. 

 Lideri i Hamasit në Gazë, Kalil al-Haja, tha se në mesin e gjashtë pengjeve do të jenë edhe dy izraelit, Aveer Mengistu dhe Hisham al-Sajed, të cilët ndodhen në paraburgim më shumë se një dekadë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR