• e premte, 22 nëntor 2024

Kabineti i kryeministrit izraelit: Netanjahu sonte do të bisedojë me Bajdenin

Kabineti i kryeministrit izraelit: Netanjahu sonte do të bisedojë me Bajdenin

Tel Aviv, 9 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sonte do të bisedojë me presidentin amerikan Xho Bajden, konfirmuan nga zyra e tij.

Biseda telefonike pritet të fokusohet në planin e Izraelit për hakmarrje pas sulmit me raketa balistike të Iranit javën e kaluar, bën të ditur "Tajms of Izrael".

Kabineti i ministrit izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant sot kumtoi se Netanjahu ka anuluar udhëtimin e planifikuar të ministrit të Mbrojtjes në Uashington deri në takimin me Bajdenin.

Foto: arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR