Ka rënë sistemi i qarkullimit pagesor në euro në tërë BE-në
- Qarkullimi pagesor në euro në BE aktualisht janë të pamundësuara për shkak të problemeve teknike në sistem, i cili përpunon transaksione me vlerë prej 1,9 trilionë euro në ditë.
- Post By Fami Bajrami
- 18:20, 27 shkurt, 2025

Bruksel, 27 shkurt 2025 (MIA) - Qarkullimi pagesor në euro në BE aktualisht janë të pamundësuara për shkak të problemeve teknike në sistem, i cili përpunon transaksione me vlerë prej 1,9 trilionë euro në ditë.
Banka Qendrore Evropiane publikoi se ndërprerja ndikoi në kanalet e komunikimit në platformën e saj pan-evropiane "TARGET 2 Sekjurits" (TARGET 2 Securities).
BQE thekson se shërbimi T2, pjesë kyçe e sistemit të pagesave TARGET në BE, ka probleme të cilat ndikojnë në përpunimin e transaksioneve ndërmjet aplikacioneve dhe qasjen e përdoruesve në aplikacion, përderisa "EKONS DY" (ECONS II) mbetet i hapur për përpunimin e pagesave shumë kritike, për çka nevojitet koordinim me Bankën qendrore relevante. Për të vazhduar funksionimin e sistemit T2, do të nevojitet transferim në lokacion dytësor.
Platforma T2S përdoret për të koordinuar dhe shlyer tregtimin me para të gatshme dhe letra me vlerë brenda eurosistemit, i cili përfshin BQE-në dhe bankat qendrore të vendeve që përdorin euron. Gabimi ndikoi në komunikimet kyçe midis depozituesve qendrorë të letrave me vlerë (CSD) dhe sistemeve kryesore të tregjeve financiare. rq/bsh/
Foto: EPA