Ka përfunduar shkëmbimi më i madh i të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë
- Ka përfunduar shkëmbimi i të burgosurve midis Rusisë, nga njëra anë dhe SHBA-së dhe aleatëve të saj, nga ana tjetër të kryer në Ankara.
- Post By Fami Bajrami
- 19:42, 1 gusht, 2024
Ankara, 1 gusht 2024 (MIA) - Ka përfunduar shkëmbimi i të burgosurve midis Rusisë, nga njëra anë dhe SHBA-së dhe aleatëve të saj, nga ana tjetër të kryer në Ankara.
Procesi i shkëmbimit të gjithsej 24 personave dhe 2 fëmijëve ka përfunduar, tha një burim nga forcat turke të sigurisë.
Ky ka qenë shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Lindjes dhe Perëndimit që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Rusia ka liruar gjithsej 16 persona. Prej tyre, tre janë shtetas amerikanë dhe njëri ka të drejtë të qëndrojë në SHBA. Që të katër do të kthehen në SHBA. Gjithashtu janë liruar edhe 5 të burgosur politikë gjermanë dhe 7 rusë. Ata do të shkojnë në Gjermani.
Gjithsej 8 të burgosur u liruan nga SHBA-ja dhe aleatët e saj. Në shkëmbimin janë përfshirë edhe dy të mitur që nuk ishin të burgosur.
Janë liruar tre persona nga SHBA, dy nga Sllovenia, një nga Polonia dhe një nga Gjermania.