Ka ndërruar jetë policja izraelite që u sulmua me thikë sot në mëngjes në Jerusalem
- Ka ndërruar jetë policja kufitare izraelite e cila u plagos rëndë mëngjesin e sotëm nga një sulm me thikë në Jerusalem, kumtoi policia izraelite.
Jerusalem, 6 nëntor 2023 (MIA)- Ka ndërruar jetë policja kufitare izraelite e cila u plagos rëndë mëngjesin e sotëm nga një sulm me thikë në Jerusalem, kumtoi policia izraelite.
Ajo u sulmua nga një 16 vjeçar palestinez para stacionit policor në Jerusalimin lindor, të cilin Izraeli e aneksoi pasi e pushtoi atë në Luftën gjashtë-ditore të vitit 1967.
Në kumtesën policia thekson se “terroristi është neutralizuar”.
Policja 20-vjeçare, e cila ka edhe nënshtetësi amerikane, është shpërngulur në Izrael dy vjet më parë dhe jetonte në një kibuc pranë kufirit me Rripin e Gazës në një zonë të sulmuar nga anëtarët e grupit ekstremist islamik Hamas më 7 tetor.
Që atëherë, janë vrarë 59 policë izraelitë, raportojnë mediat izraelite. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s