• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka ndërruar jetë edhe një person i plagosur në sulmin terrorist në Moskë

Ka ndërruar jetë edhe një person i plagosur në sulmin terrorist në Moskë

Moskë, 29 mars 2024 (MIA) - Ka ndërruar jetë edhe një person i plagosur, i cili ishte në gjendje kritike pas sulmit një jave më parë në Moskë, deklaroi sot ministri rus i Shëndetësisë, Mihail Murashko.

Kështu numri i të vrarëve nga sulmi terrorist i ndodhur më 22 mars në sallën e koncerteve Krokus Siti Holl” është rritur në 141 dhe disa të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministri ka bërë të ditur se pacienti i vdekur kishte plagë të rënda me armë zjarri, raportuan mediat ruse. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR