• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka filluar testimi i vaksinës së parë kundër kancerit në mushkëri

Ka filluar testimi i vaksinës së parë kundër kancerit në mushkëri

Londër, 23 gusht 2024 (MIA) - Mjekët nga shtatë vende kanë filluar testimin e vaksinës së parë mRNA kundër kancerit në mushkëri te pacientët. Faza e parë e provës klinike njerëzore po kryhet në 34 vende kërkimore në Britaninë e Madhe, SHBA, Gjermani, Hungari, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

Vaksina e njohur si "BNT-116" (BNT116) është prodhuar në laboratorët e kompanisë "Biontek" (BioNTech), dhe funksionon në parimin e gjetjes së qelizave kancerogjene e cila më pas i shkatërron ato dhe i pengon të riaktivizohen, shkruan "Gardian".

Qëllimi i vaksinës është të forcojë përgjigjen imune të pacientëve me kancer, ndërsa qelizat e shëndetshme të mbeten të paprekura. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR