Këshilltarët për siguri nacionale të E3 në Gjenevë do të bisedojnë me përfaqësues të SHBA-së, BE-së dhe Ukrainës për planin paqësor të Trampit
- Këshilltarët për siguri nacionale të Francës Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në takimin e nesërm në Gjenevë do të bisedojnë me përfaqësues të Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Ukrainës për planin paqësor të presidentit amerikan, Donald tramp, deklaruan burime anonime në margjina të Samitit të G20-shit, që u mbajt në Afrikën Jugore.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:35, 22 nëntor, 2025
Johanessburg, 22 nëntor 2025 (MIA) - Këshilltarët për siguri nacionale të Francës Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në takimin e nesërm në Gjenevë do të bisedojnë me përfaqësues të Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Ukrainës për planin paqësor të presidentit amerikan, Donald tramp, deklaruan burime anonime në margjina të Samitit të G20-shit, që u mbajt në Afrikën Jugore.
Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania janë në aleancë joformale për siguri të quajtur E3.
I dërguari i sapoemëruar speial për promovim të planit paqëor për përfundim të luftës në Ukrainë, Daniel P. Driskol tashmë ka arritur në Gjenevë ndërkaq pritet të arrijnë edhe i dërguari pseial tif Uitkof dhe sekretari shtetorir, Marko Rubio.
Sonte në Gjenevë do të arrijë edhe delegacionin ukrainas, i kryesuar nga shefi i kabinetit presidencial Andrij Jermak. Në Gjenevë do të arrijnë edhe sekretari i Këshillit ukrainas për siguri kombëtare dhe mbrojtje të Ukrainës, Rustem Umerov, shefi i Drejtorisë kryesore për zbulim (GUR) i Ministrisë së Mbrojtjes, Kiril Budanov, shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatisura të Ukrainës, Andrij Gnatov dhe përfaqësues tët jerë të lartë.
Një përfaqësuess anonim gjerman deklaroi se plani paqësor evropian, i bazuar në propozimin e SHBA-së, i është dërguar Kievit dhe Uahsingtonit. ab/
Fotо: ЕPА