• e premte, 22 nëntor 2024

Këshilli i sigurisë së KB-së i bëri thirrje Izraelit ta heqë ndalesën për punë të UNRVA-s

Këshilli i sigurisë së KB-së i bëri thirrje Izraelit ta heqë ndalesën për punë të UNRVA-s

Nju Jork, 31 tetor 2024 (MIA) - Këshilli i sigurisë së KB-së të mërkurën i kërkoi Izraelit ta anulojë vendimin për ndalimin e një agjencie të Kombeve të Bashkuara e cila ofron shërbime "jetike" për refugjatët palestinezë për dekada të tëra.

"Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRVA) është shtylla e përgjigjes humanitare në Gazë", bëri të ditur Këshilli i sigurisë duke paralajmëruar se "miliona njerëz mund të preken seriozisht" nëse operacionet e tij do të ishin pamundësuar.

“Agjencia ofron ndihmë humanitare për shpëtimin e jetëve, si dhe shërbime arsimore, shëndetësore dhe sociale në territorin e pushtuar palestinez dhe në Jordani, Liban dhe Siri”, shton Këshilli i Sigurisë në komunikatë.

Pesëmbëdhjetë vende në Këshillin e sigurisë duke përfshirë Kinën, Rusinë, Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të drejtë vetoje, shprehën "shqetësim serioz" pasi parlamenti izraelit votoi të hënën për ndalimin e funksionimit të agjencisë në tokën izraelite.

Kjo lëvizje mund të pamundësojë që UNRVA të vazhdojë operacionet e saja në Gazë dhe Bregun Perëndimor pasi Izraeli i kontrollon pikat kufitare.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në një letër këtë javë që të lejojë UNRVA ta bëjë punën e vet.

Izraeli e akuzon agjencinë e themeluar në vitin 1949 se është infiltruar nga grupi militant palestinez Hamas dhe pretendon se disa të punësuar të UNRVA-s kanë qenë të përfshirë në sulmet e 7 tetorit 2023.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR