• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurisë së KB-së do të thirrë mbledhje për Nagorno Karabahun më 21 shtator

Këshilli i Sigurisë së KB-së do të thirrë mbledhje për Nagorno Karabahun më 21 shtator

Jerevan, 20 shtator 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së KB-së, do të thirrë mbledhje më 21 shtator në të cilën do të bisedohet për Nagorno Karabahun, informuan mediat ruse duke iu referuar një burimi në Kombet e Bashkuara. 

"Takimi do të mbahet të enjten", deklaroi burimi duke shtuar se takimi do të mbahet në orët e pasdites sipas kohës së Nju-Jorkut. 

Më 19 shtator Azerbajxhani filloi një sulm të madh ndaj Nagorno Karabahut. Të paktën 25 persona humbën jetën, ndërsa 138 janë plagosur në Nagorno Karabah. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR