• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Këshilli i sigurisë i Shqipërisë: Prioritet strategjia për siguri nacionale

Këshilli i sigurisë i Shqipërisë: Prioritet strategjia për siguri nacionale
Dibër, 23 janar 2023 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në mbledhjen e sotme të Këshillit kombëtar për siguri kërkoi me prioritet të jetë shqyrtimi dhe përgatitja e dokumenteve strategjike, Strategjia për siguri nacionale, dokumentet strategjike nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja civile si dhe strategjitë sektoriale, lajmëroi ATSH.
 
"Pas raporteve të parashtruara dhe diskutimeve në Këshillin e sigurisë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj e vlerësoi këtë takim si shumë të rëndësishëm dhe përkushtimin e të gjitha institucioneve ta garantojnë sigurinë kombëtare në fushën e përgjegjësisë së tyre. Presidenti e ceki rëndësinë e koordinimit, përpjekjet dhe sigurimin e çfaërdo lloj përfshirjeje institucionale, shfrytëzimit efikas të resurseve kombëtare dhe kërkim të kontributit nga çdo qytetar në funksion të sigurisë kombëtare", ceket në kumtesën nga kabineti i presidentit.
 
Shtohet se në takim, Begaj ka kërkuar që dokumentet strategjike të mos jenë vetëm dokumente formale, ato të jenë mirë të buxhetuara dhe të sigurojnë përdorim të koordinuar dhe të harmonizuar të instrumenteve të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe sigurimin e mbrojtjes së vlerave dhe interesave nacionale të Republikës së Shqipërisë,
 
Begaj, në mbledhje, vitin e kaluar e vlerësoi si "të rëndë dhe sfidues për sigurinë kombëtare", duke i përmendur sulmet kibernetike, të sponsorizuara nga strukturat shtetërore të Iranit, qëllimi i të cilave ishte destabilizimi i vendit.
 
U përqendrua edhe në gjendjen në veri të Kosovës që "nuk kontribuon për paqe dhe stabilitet në rajon", duke shtuar se "Shqipëria i qëndron pranë Kosovës dhe e vlerëson ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës".
 
Sipas tij, agresioni ilegal i Rusisë ndaj Ukrainës, e shkaktoi krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euroatlantike.
 
"Efektet e saj në planin ekonomik u shoqëruan me rritje të konsiderueshme të çmimeve në sektorin ushqimor dhe energjetik, q shkaktoi jeta e qytetarëve të bëhet më e shtrenjtë dhe më e rëndë", tha Begaj. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR