• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Këshilli i Sigurisë së KB-së sërish pa marrëveshje për Rripin e Gazës, seancë e re të enjten

Këshilli i Sigurisë së KB-së sërish pa marrëveshje për Rripin e Gazës, seancë e re të enjten

Nju-Jork, 7 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sërish nuk arriti të dakordohet për rezolutën lidhur me zgjidhjen e krizës humanitare në Rripin e Gazës, të shkaktuar nga konflikti aktual mes Izraelit dhe Hamasit palestinez, raportojnë mediat amerikane.

Pas më shumë se dy orësh bisedime me dyer të mbyllura dje, mbetëm mosmarrëveshjet mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

SHBA-ja ka bërë thirrje për "pauza humanitare" ndërsa shumë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të KB-së po bëjnë thirrje për një "armëpushim humanitar" për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të parandaluar më shumë viktima civile në Gaza.

"Biseduam për pushime humanitare dhe jemi të interesuar të punojmë në formulimin e kësaj çështjeje. Por në Këshill ka mosmarrëveshje nëse kjo është e pranueshme", tha zëvendësambasadori amerikan Robert Vud pas takimit.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh ka thënë më parë se ai dëshiron një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza dhe një ndalim të "spiralës së përshkallëzimit" tashmë të shpalosur nga Bregu Perëndimor i pushtuar, Libani dhe Siria deri në Irak dhe Jemen.

Kina, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit në nëntor, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, përfaqësuesi arab në Këshill, mbajtën një takim dje mbi "krizën humanitare" në Gaza, ku më shumë se 10,000 civilë janë vrarë në më pak se një muaj.

Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përfaqësuesja e përhershme në Kombet e Bashkuara, Lana Zaki Nuseibe, tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sërish një seancë të hapur më 9 nëntor, e cila do t'i kushtohet ekskluzivisht zgjidhjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, transmetoi  Tass.

Ajo shtoi se Kina synon të organizojë rregullisht seanca formale dhe joformale të Këshillit të Sigurimit të KB-së gjatë këtij muaji për të gjetur një zgjidhje për katastrofën humanitare në Rripin e Gazës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR