Këshilli i Sigurimit të KB-së miratoi një rezolutë për "përfundim të shpejtë" të luftës në Ukrainë, të propozuar nga SHBA
- Këshilli i Sigurimit të KB-së dje miratoi rezolutën për Ukrainën të propozuar nga Qeveria amerikane, e cila përmban thirrje për përfundim të shpejtë të luftës dhe në të cilën Rusia nuk është klasifikuar si agresor, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 08:14, 25 shkurt, 2025

Nju-Jork, 25 shkurt 2025 (MIA) - Këshilli i Sigurimit të KB-së dje miratoi rezolutën për Ukrainën të propozuar nga Qeveria amerikane, e cila përmban thirrje për përfundim të shpejtë të luftës dhe në të cilën Rusia nuk është klasifikuar si agresor, raportoi DPA.
Kjo është hera e parë që Këshilli i Sigurimit të miratojë një rezolutë të përbashkët për luftën në Ukrainë. Për rezolutën votuan 10 vende, ndërsa pesë abstenuan, duke mbledhur kështu shumicën e nevojshme.
SHBA, Rusia dhe Kina votuan "pro" rezolutës, ndërsa të gjitha pesë vendet evropiane në Këshill - Britania e Madhe, Franca, Sllovenia, Danimarka dhe Greqia abstenuan.
Teorikisht, Britania e Madhe dhe Franca kanë të drejtë të vetos në rezolutat e Këshillit të Sigurimit, por ata nuk e përdorin atë të drejtë nga viti 1989.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB-së janë detyruese.
Në dokumentin e miratuar të quajtur "Rruga drejt paqes", Moska nuk është quajtur agresor dhe nuk ka thirrje për tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina. Ajo vetëm përmban thirrje për fund të shpejtë të luftës. sa/
foto: Arkivi i MIA-s