• e diel, 22 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit i KB-së e ndërpret misionin paqësor në Mali

Këshilli i Sigurimit i KB-së e ndërpret misionin paqësor në Mali

Nju-Jork, 30 qershor 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së votoi për përfundim të misionit dhjetëvjeçar paqësor në Mali. Vendimi vjen pas thirrjes prej para dy javëve të huntës ushtarake në këtë vend të Agrikës perëndimroe për "tërheqje urgjente" të 13.000 ushtarëve të huaj. Insistimi u dha përmes ministrit të Punëve të jashtme të Malit, Abdulaje Diop më 16 qershor.

Në fund të misionit të KB-së në Mali, MINUSMA, paraprinë tensionime dhe kufizime disavjeçare nga ana e pushtetit lokal, që e pengoi operacionin paqësor nga toka dhe ajri, posaçërisht pasi që vendi afrikan iu bashkua grupacionit privat ushtarak rus Vagner në vitin 2021.

Këshilli i Sigurimit i KB-së miratoi rezolutë të përgatitur nga Franca, sipas së cilës, nesër, duhet të fillojë "ndërprerja e operacioneve su dhe tërheqja e rregullt dhe e sigurt e personelit ushtarak me qëllim që të përfundohet i tërë procesi deri më 31 dhjetor të vitit 2023".

SHBA-ja shprehi shqetësim për aktivitetet destabilizuese të grupit "Vagner" në Afrikë dhe e akuzoi Evgenij Prigozhinin se ka kontribuuar për dëbimin e forcave të KB-së nga Mali.

Në Uashington kishin informata se qeveria kalimtare e vendit afrikan nga fundi i vitit 2021 grupit "Vagner" i pagoi mbi 200 milionë dollarë. Këtë për mediumet e deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri nacionale, Xhon Kirbi. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR