Këshilli i sigurimit i KB-së e hodhi poshtë rezolutën për luftën mes Izraelit dhe Hamasit
- Projekt-rezoluta e parashtruar nga Rusia deri te Këshilli i sigurisë së KB-së, me të cilën bëhet thirrje në armëpushim humanitar në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, sot nuk e mori përkrahjen e minimumit të nevojshlm prej nëntë vendeve-anëtare në Këshillin 15-anëtarësh.
- Post By Besnik Shuki
- 07:57, 17 tetor, 2023
Nju-Jork, 17 tetor 2023 (MIA) - Projekt-rezoluta e parashtruar nga Rusia deri te Këshilli i sigurisë së KB-së, me të cilën bëhet thirrje në armëpushim humanitar në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, sot nuk e mori përkrahjen e minimumit të nevojshlm prej nëntë vendeve-anëtare në Këshillin 15-anëtarësh.
Projekt rezoluta ruse ka marrë pesë vota "për", katër "kundër", ndërsa gjashtë vende anëtare janë përmbajtur nga votimi.
Rusia të premten e ka ofruar këtë projekt-rezolutë prej një faqeje, e cila po ashtu bëri thirrje për lirimin e pengjëve, qasje deri te ndihma humnitare dhe evakuimi i sigurtë i civilëve.
Teksti e dënon dhunën ndaj civilëve dhe të gjitha aktet terroriste, por nuk e përmend drejtpërdrejtë Hamasin. bsh
Foto: MIA arkiv