• e premte, 05 dhjetor 2025

Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mblidhet për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mblidhet për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit

 Nju-Jork, 22 qershor 2025 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mblidhet më vonë sot, bënë të ditur diplomatët. Takimi është planifikuar pasi SHBA-ja iu bashkuan sulmit të Izraelit ndaj Iranit, duke goditur centralet kryesore bërthamore të vendit gjatë natës me bomba masive të projektuara për të shkatërruar bunkerët.

 Irani kërkoi takimin, duke i kërkuar organit prej 15 anëtarësh që "të merret me këtë akt të hapur dhe të paligjshëm agresioni, ta dënojë në mënyrën më të fortë të mundshme".

 Ambasadori i Izraelit në KB, Deni Danon, tha se SHBA-ja dhe Izraeli "nuk meritojnë dënim, por një shprehje mirënjohjeje për ta bërë botën një vend më të sigurt".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR