Këshilli i Qytetit të Shkupit: VMRO-DPMNE me 18 këshilltarë, VLEN, AKI dhe E Majta nga 6, LSDM 5, ZNAM dhe Përvojë për sukses nga 1 dhe dy të pavarur
- Sipas rezultateve të para nga 99,93% të votave të përpunuara në Këshillin e Qytetit të Shkupit më së shumti këshilltarë do të ketë VMRO-DPMNE dhe Koalicioni 18 këshilltarë. Nga gjashtë këshilltarë do të kenë Koalicioni VLEN, Aleanca Kombëtare për Integrim dhe e Majta. LSDM-ja do të ketë pesë, ndërsa një këshilltar do ta ketë edhe ZNAM.
- Post By Sara Ademi
- 11:52, 20 tetor, 2025
Shkup, 20 tetor 2025 (MIA) - Sipas rezultateve të para nga 99,93% të votave të përpunuara në Këshillin e Qytetit të Shkupit më së shumti këshilltarë do të ketë VMRO-DPMNE dhe Koalicioni 18 këshilltarë. Nga gjashtë këshilltarë do të kenë Koalicioni VLEN, Aleanca Kombëtare për Integrim dhe e Majta. LSDM-ja do të ketë pesë, ndërsa një këshilltar do ta ketë edhe ZNAM.
Në Këshillin 45 anëtarësh të Qytetit të Shkupit hyjnë edhe Risto Penov nga Përvojë për sukses dhe Jana Belçeva Andreevska dhe Marjan Kalevski, si të pavarur.
Në Shkup do të ketë edhe raund të dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa kryetari i ardhshëm i Qytetit të Shkupit do të zgjidhes mes Orce Gjorgjievskit nga Koalicioni "Maqedonia yte" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kandidati i Të Majtës, Amar Mecinoviq, të cilët fituan numër më të madh të votave në raundin e parë zgjedhor.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas 99,92% të votave të numëruara, për Gjorgjievskin kanë votuar 91.582 shkupjanë ose 39.43%, ndërsa për Mecinoviqin 30.659 ose 13,20%.
Pas tyre vijojnë Bashkim Bakiu nga VLEN me 27.864 vota (12,00%), Kaja Shukova nga LSDM me 26.714 (11,50%) dhe Skender Rexhepi nga AKI me 26.062 (11,22%). sa/
Foto: MIA arkivi