• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Këshilli i KB-së për të drejtat e njeriut debatoi për djegien e Kuranit në Suedi

Këshilli i KB-së për të drejtat e njeriut debatoi për djegien e Kuranit në Suedi

Gjenevë, 11 korrik 2023 (MIA) - Këshilli i KB-së për të drejtat e njeriut sot mbajti debat urgjent  në Gjenevë për incidentet e mëparshme me djegien e Kuranit.

Duke e hapur debatin, udhëheqësi i organit më të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, Volker Turk, tha se incidentet kishin për qëllim të shkaktojnë zemërim dhe ta ndajnë shoqërinë.

Turk beson se pa dallim të ligjit ose bindjeve personale "njerëzit duhet të sillen me respekt ndaj të tjerëve".

"Veprimet ndezëse kundër muslimanëve - Islamofobia, antisemitizmi, fjalimet dhe veprimet e drejtuara kundër të krishterëve ose grupeve minoritare, si Bahait ose Jazidët, pasqyrojnë mungesë respekti total. Është fyese, e papërgjegjshme dhe e gabuar", tha Turk.

Kundër gjuhës së urrejtjes, shtoi ai, "ne duhet të luftojmë me dialog, edukim, ndërgjegjësim dhe ndërveprim ndërfetar".

Një Kuran u dogj jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit më 28 qershor, një akt që shkaktoi një përgjigje të fortë diplomatike nga bota myslimane.

Pakistani dhe vende të tjera kanë bërë thirrje për një diskutim për shkak të shpërthimeve alarmante të urrejtjes fetare në publik dhe djegies së vazhdueshme të librit të shenjtë të Kuranit në disa vende evropiane dhe të tjera.

Pakistani dhe anëtarët e tjerë të Organizatës së Konferencës Islamike (IOK) shpresojnë të votojnë për një rezolutë për këtë çështje në KB sot ose më vonë këtë javë.

Salvan Momika (37), i cili iku nga Iraku në Suedi disa vite më parë, shkeli Kuranin në Stokholm dhe dogji disa faqe.

Qeveria suedeze e dënoi atë, por gjithashtu vuri në dukje se në Suedi "e drejta për tubim, shprehje dhe protestë mbrohet me kushtetutë" sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR