• e premte, 05 dhjetor 2025

Këshilli i KB-së për të drejta të njeriut urdhëroi hetim për keqpërdorimet në qytetin sudanez Fasher

Këshilli i KB-së për të drejta të njeriut urdhëroi hetim për keqpërdorimet në qytetin sudanez Fasher

Nju-Jork, 14 nëntor 2025 (MIA) - Këshilli i KB-së për të drejta të njeriut sot urdhëroi mision hetimor për t'i identifikuar të gjithë përgjegjësit për shkeljet e supozuara të së drejtës ndërkombëtare në Fasher, Sudan, në mënyrë që të mund të nxirren para drejtësisë.

Këshilli miratoi rezolutë me të cilën urdhëroi mision të pavarur të KB-së për konstatim të fakteve për t'i sqaruar faktet dhe rrethanat rreth ngjarjeve në Sudan për hulumtim urgjent të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare të kryera në Fasher nga palët në konflikt.

Trupi i KB-së i9 bëri thirrje misionit t'i "identifikojë, nëse është e mundur" kryesit e përfolur në mënyrë që të sigurohet se ata "do të jenë përgjegjës për veprimet e veta" para gjykatave. ab/

Fotо: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR