• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Evropës miratoi Strategji të re për luftë kundër terrorizmit për periudhën 2023-2027

Këshilli i Evropës miratoi Strategji të re për luftë kundër terrorizmit për periudhën 2023-2027

Strasburg, 8 shkurt 2023 (MIA) - Si përgjigje ndaj karakterit të ndryshueshëm të kanosjeve terroriste në Evropë, Këshilli i Evropës sot miratoi strategji për luftë kundër terrorizmit për periudhën 2023-2027, e cila ofron vegla të reja dhe përgjigje konkrete ndaj sfidave ekzistuese dhe të reja me të cilat përballen autoritetet shtetërore.

Strategjia parashikon përforcimin e përpjekjeve për luftën kundër terrorizmit në Evropë dhe gjerësisht, duke ju kushtuar vëmendje jo vetëm elementeve të terrorizmit, por edhe elementeve kryesore dhe forcave shtytëse në mjedisin aktual gjeopolitik. Qëllimi është të përballet me rritjen e kundërshtarit nga ekstremizmi i dhunshëm në Evropë, në nivelet e rritjes së abuzimit në teknologjitë e reja për dërgimin e mesazheve, rekrutimin dhe trajnimin, si dhe interaksionin ndërmjet akteve terroriste dhe shkeljen e rregullave për luftën kundër konflikteve nga agresioni i Federatës ruse në Ukrainë.

Për përballjen me këto çështje të ndërlikuara, strategjia parashikon qasjen gjithëpërfshirëse të aktiviteteve të drejtuara nga përfocimi i kapaciteteve të autoriteteve nacionale përmes zhvillimit të përmbledhjes së standardeve ligjore, raporteve analitike dhe veglave. 

Strategjia e thekson nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, si dhe për t'i kushtuar vëmendje të mjaftueshme viktimave të terrorizmit.

Strategjinë e re do ta zbatojë Komiteti për luftë kundër terrorizmit të Këshillit të Evropës në bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim me organet e tjera të ngjashme të Këshillit të Evropës dhe KB-së.

QËNDRONI TË LIDHUR