• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i BE-së rekomandon ulje të antibiotikëve për 20 për qind deri 2030

Këshilli i BE-së rekomandon ulje të antibiotikëve për 20 për qind deri 2030

Luksemburg, 13 qershor 2023 (MIA) - Ministrat e shëndetësisë të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në takimin e sotëm në Luksemburg miratuan rekomandim për ulje të konsumit të barërave antibiotikë, mes tjerash edhe uljen e konsumit të antibiotikëve për 20 për qind prej vitit 2030.

"Nuk mund ta injorojmë kërcënimin vdekjeprurës që e paraqesin për shëndetin e njerëzve mikro organizamt rezistente ndaj barërave. Lufta kundër rezistencës antimikrobe ishte prioritet kyç i kryesisë suedeze, ndërsa rekomandimi i sotëm u jep vendeve të BE-së vegla për ndjekje dhe ulje të konsumimit të mjeteve antimikrobe", theksoi ministri suedez për punë sociale dhe shëndet publik, Jakob Forsmed.

Mjetet antimikrobe janë medikamente të një rëndësie kritike. Megjithatë, për shkak të përdorimit të tyre të rritur dhe keqpërdorimit me kalimin e viteve, rezistenca antimikrobe është rritur, që do të thotë se mjetet antimikrobe e humbin efikasitetin e tyre, që e bën gjithnjë e më të vështirë apo të pamundur mjekimin e infektimeve.

Shëndetësia është në kompetenca të vendeve-anëtare, prandaj Këshilli i BE-së nuk mund të sjellë rregullativa obliguese por rekomandime të cilat vendet-anëtare mund t'i zbatojnë në baza vullnetare.

Rekomandimi është fokusuar në preventivën dhe kontrollin e infektimeve, mbikëqyrje dhe monitorim, inovacione dhe qasje të mjeteve efektive antimikrobe, përdorim i kujdesshëm dhe bashkëpunim mes vendeve-anëtare edhe në nivel global. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR