Këshilli i BE-së ka miratuar ndarjen e 13 milionë eurove për forcat e armatosura të Shqipërisë
- Këshilli i BE-së publikoi se ka miratuar ndarjen e 13 milionë eurove për forcat e armatosura të Shqipërisë. Mjetet janë nga buxheti i ndarë për mbështetje të paqes, nga i cili sigurohet ndihmë për armatimin e Ukrainës, raportojnë mediat e Shqipërisë.
- Post By Fami Bajrami
- 16:02, 15 korrik, 2024
Tiranë, 15 korrik 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së publikoi se ka miratuar ndarjen e 13 milionë eurove për forcat e armatosura të Shqipërisë. Mjetet janë nga buxheti i ndarë për mbështetje të paqes, nga i cili sigurohet ndihmë për armatimin e Ukrainës, raportojnë mediat e Shqipërisë.
Në kumtesë thuhet se shuma që i është ndarë Tiranës zyrtare do të përdoret për blerjen e transportuesve të blinduar.
"Ndihma është dedikuar për përmirësimin e aftësisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në politikën e përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, duke përfshirë misionet, operacionet dhe koalicionet ndërkombëtare. Në fushën e sigurisë, Shqipëria është një partner i sigurtë, vendi është kandidat për hyrje në BE", theksoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, i cituar në kumtesë.
Sipas tij, Shqipëria plotësisht i zbaton vendimet e politikës së jashtme evropiane, gjë që është shenjë e zgjedhjes së qartë strategjike të vendit. rq/bsh/
Foto: FB dhe Ministria e Mbrojtjes