• e premte, 22 nëntor 2024

Këshilli i BE-së i vazhdoi sanksionet ekonomike kundër Rusisë

Këshilli i BE-së i vazhdoi sanksionet ekonomike kundër Rusisë

Bruksel, 22 korrik 2024 (MIA) - Këshilli i Bashkimit Evropian kumtoi se do t'i vazhdojë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë deri më 31 janar 2025.

Sanksionet fillimisht janë vendosur 10 vjet më parë dhe janë vazhduar deri në vitin 2022.

"Sanksionet përfshijnë kufizime në tregti, financa, teknologji dhe mallra me përdorim të dyfishtë, prodhim, transport dhe artikuj luksoze. Ato, gjithashtu, përfshijnë ndalesë të importit ose ngarkesë në det të derivateve të naftës dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në BE, përjashtim nga sistemi pagesor ndërkombëtar SUIFT (SWIFT) të disa bankave ruse dhe pezullimin e transmetimit dhe licencave të disa kanaleve pro-Kremlinit për dezinformim.

Këshilli shton se sanksionet duhet të mbahen dhe nëse nevojitet të zgjaten derisa veprimet e paligjshme të Rusisë vazhdojnë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR