• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Këshilli i BE-së bëri thirrje për ratifikimin e Konventës për mbrojtjen nga dhuna dhe ngacmimit në punë

Këshilli i BE-së bëri thirrje për ratifikimin e Konventës për mbrojtjen nga dhuna dhe ngacmimit në punë

Bruksel, 18 shtator 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së sot miratoi një vendim me të cilin u bën thirrje vendeve anëtare të Unionit që të ratifikojnë Konventën për dhunën dhe ngacmimin, të miratuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

 "Ky vendim i Këshillit e hap rrugën vendeve anëtare për ratifikimin e Konventës. Angazhimi ynë për barazi dhe mosdiskriminim të vërtetë dhe efektive është i paqartë dhe i mundëson BE-së të zbatojë politika për mbrojtjen dhe të drejtat e barabarta të burrave dhe grave", deklaroi ministrja spanjolle e Punës dhe Ekonomisë Sociale, Jolanda Diaz Perez, vendi i së cilës është kryesues aktual i BE-së.

 Sipas Këshillit Evropian, dhuna dhe ngacmimi në vendin e punës është një dukuri e përhapur dhe e vazhdueshme në mbarë botën, ku më shumë se një në pesë persona kanë përjetuar dhunë ose ngacmim në punë, qoftë fizike, psikologjike apo seksuale, me ç'rast gratë janë veçanërisht të rrezikuara.

 Konventa për dhunën dhe ngacmimin është instrumenti i parë ndërkombëtar që përcakton standardet minimale për trajtimin e ngacmimeve dhe dhunës në punë.

"Kjo Konventë do të ndihmojë në promovimin e punës së denjë për të gjithë, mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë dhe barazinë gjinore dhe do të ndihmojë në luftën kundër diskriminimit", shton Këshilli i BE-së.

Me këtë vendim, shtetet anëtare thirren t'i ratifikojnë pjesët e Konventës që i referohen veçanërisht përmirësimit të mjedisit të punës për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve dhe barazisë midis burrave dhe grave në lidhje me punësimin. qa/ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR