• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të shqyrtojë Vendimin për ndihmën makrofinanciare për vendin

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të shqyrtojë Vendimin për ndihmën makrofinanciare për vendin

Bruksel, 10 korrik 2023 (MIA) - Vendimi për dhënien e ndihmës makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut me vlerë deri në 100 milionë euro për t'u përballur me pasojat e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, është një nga pikat e agjendës së seancës së sotme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAK) të BE-së në Bruksel.

Propozim-vendimi, i miratuar nga Komisioni Evropian më 6 shkurt të këtij viti, është miratuar më parë nga Parlamenti Evropian më 13 qershor, ndërsa të mërkurën e kaluar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER

Propozimi i Komisionit Evropian bën me dije se ekonomia e vendit, e cila filloi negociatat e anëtarësimit me BE më 19 korrik të vitit 2022, është prekur ndjeshëm nga recesioni i vitit 2020 si pasojë e pandemisë së Kovid-it, si dhe nga kriza energjitike. Kriza e shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës , e cila kontribuoi në rritjen e nevojave fiskale.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka treguar një përkushtim të fortë për zbatimin e reformave të mëtejshme, duke u fokusuar në fushat kyçe të politikave të identifikuara në Konkluzionet e Përbashkëta të Dialogut Ekonomik dhe Financiar ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë të 24 majit 2022, duke përfshirë reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, citohet në propozim.

Комбинаторките за формирање парламенатрно мнозинство се бројни, а најпоскувана опција во контекст на стратешките определби  за интеграција на земјата во ЕУ е стабилна политичка влада, иако то

Siç njofton reporteri special i MIA-s nga Brukseli, Komisioni Evropian thekson se vendi ka operacionalizuar me sukses ndihmën makro-financiare për tejkalimin e pasojave të pandemisë së KOVID-19, duke zbatuar “të gjitha aktivitetet reformuese të dakorduara me Unionin në Memorandumin e Mirëkuptimit”.

Gjithashtu, në propozim citohet se në prillin e kaluar vendi arriti një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një program 24-mujor të likuiditetit deri në 530 milionë euro, i cili u miratua zyrtarisht nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së më 22 nëntor të vitit 2022, për të lehtësuar pasojat e ndikimeve të jashtme, për të mbështetur konsolidimin fiskal dhe për të përshpejtuar reformat strukturore në disa fusha, duke përfshirë politikën tatimore dhe investimet publike.

“Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës ekonomike dhe parashikimeve, Maqedonia e Veriut për herë të parë kërkoi ndihmë makro-financiare nga Unioni për të plotësuar programin e FMN-së në prill të vitit 2022. Megjithatë, Komisioni e vuri atë kërkesë në pritje, pasi ekonomia e vendit në atë kohë ishte ende mjaft e qëndrueshme dhe kishte disa opsione të tjera financimi. Qeveria e Maqedonisë së Veriut rinovoi kërkesën e saj për ndihmë makro-financiare në tetor të vitit 2022”, shtohet propozimi.

Duke pasur parasysh se vendi është kandidat për anëtarësim dhe ka nisur negociatat e anëtarësimit, KE-ja vlerëson se ka të drejtë të marrë ndihmë makrofinanciare nga Bashkimi si “një instrument financiar i jashtëzakonshëm për të mbështetur bilancin e pagesave, i cili synon të përgjigjet ndaj nevojave imediate për financim të jashtëm" dhe për zbatimin e masave për përshtatje të menjëhershme dhe reforma strukturore për përmirësimin e pozicionit të bilancit të pagesave në afat të shkurtër.

Меѓународниот монетарен фонд (ММФ) одобри финансиска поддршка за нашата земја, преку Инструментот за брзо финансирање, во износ од околу 176 милиони евра. Преку овој инструмент се овозможува

“Në rrethanat aktuale të jashtëzakonshme, ndihma makrofinanciare e Unionit për Maqedoninë e Veriut do të jetë përgjigje adekuate ndaj kërkesës së vendit për mbështetje për stabilizimin e ekonomisë. Ndihma makro-financiare e Unionit do të mbështesë stabilizimin ekonomik dhe

agjendën e reformave strukturore të Maqedonisë së Veriut, duke plotësuar burimet e vëna në dispozicion sipas marrëveshjes financiare të FMN-së. Ndihma makro-financiare e Unionit duhet të synojë të mbështesë rivendosjen e gjendjes së qëndrueshme me financimin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe në këtë mënyrë të mbështesë zhvillimin e saj ekonomik dhe social”, përfundon Komisioni.

Propozimi më tej thekson se përcaktimi i shumës së ndihmës makrofinanciare të Bashkimit për vendin duhet të bazohet në një vlerësim sasior të nevojave të mbetura për financim të jashtëm dhe të marrë parasysh kapacitetin e vendit për të financuar me burimet e veta, veçanërisht me rezervat valutore me të cilat disponon.

“Me rastin e përcaktimit të sasisë së ndihmës, kontributet e pritshme financiare nga donatorët shumëpalësh dhe nevoja për të siguruar një ndarje të drejtë të barrës midis Bashkimit Evropian dhe donatorëve të tjerë, si dhe vendosja paraprake e instrumenteve të tjera financiare të jashtme të BE-së dhe vlerës së shtuar të përfshirjes së përgjithshme të Unionit në Maqedoninë e Veriut”, citohet në dokument.

Извештајот за напредокот на Северна Македонија и Албанија се очекува од 2 до 4 март, а идејата е Европската комисија да излезе со него кога сите земји-членки ќе бидат позитивни за давање зеле

Sipas KE-së, kjo ndihmë makrofinanciare duhet të mbështesë politikën e jashtme të Bashkimit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimin e vendit ndaj vlerave të përbashkëta me BE-në, duke përfshirë respektimin për demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, respektimin e të drejtave të njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e varfërisë, si dhe një përkushtim ndaj parimeve të tregtisë së hapur dhe të bazuar në rregulla dhe korrektësi.

“Një parakusht për dhënien e ndihmës makro-financiare për Unionin duhet të jetë që Maqedonia e Veriut të respektojë mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë sistemin parlamentar shumëpartiak dhe sundimin e ligjit, dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut. Për më tepër, objektivat specifike të asistencës makrofinanciare të Bashkimit duhet të forcojnë efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e sistemeve të menaxhimit të financave publike, si dhe qeverisjen dhe mbikëqyrjen e sektorit financiar, si dhe duhet të nxisin reformat strukturore që synojnë të mbështesin një sistem të qëndrueshëm dhe rritje gjithëpërfshirëse, krijimin e vendeve të punës dhe konsolidim fiskal. Komisioni duhet të monitorojë rregullisht përmbushjen e këtyre parakushteve nga Maqedonia e Veriut dhe arritjen e këtyre qëllimeve, theksohet në Propozim.

Komisioni thekson se për të siguruar që interesat financiare të Unionit lidhur me ndihmën makrofinanciare të mbrohen në mënyrë efektive, Maqedonia e Veriut duhet të marrë masat e duhura në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër mashtrimit, korrupsionit dhe çdo parregullsie tjetër që lidhet me atë ndihmë.

“Gjithashtu, duhet të parashikohet që Komisioni të kryejë kontrolle, Gjykata e Audituesve të kryejë auditime dhe Prokuroria Publike Evropiane të kryejë kompetencat e saj në lidhje me ofrimin e ndihmës makrofinanciare të Bashkimit për Maqedonia e Veriut”, shtohet në Propozim-Vendimin.

За сега нема потврдени случаи од заболени од кинескиот коронавирус во земјите на Европската Унија, но Комисијата од блиску го следи развојот на настаните, изјавија денес прес службите на ЕК.

Me këtë vendim, siç theksohet nga Komisioni Evropian, ky organ qëndron në krah të Maqedonisë së Veriut në këto kohë sfiduese, sepse pas luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës, bilanci i jashtëm i vendit është përkeqësuar për shkak të varësisë së madhe nga importet e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Sipas KE-së, ndihma e propozuar do të kontribuojë në mbulimin e nevojave financiare të Maqedonisë së Veriut në 2023 dhe 2024, duke mbështetur qëndrueshmërinë fiskale dhe reformat strukturore.

Parashikohet që ndihma të disbursohet në formën e kredisë në dy këste, por pagesa e tyre do të varet nga reformat e politikave në fushat e menaxhimit fiskal, politikës tatimore, menaxhimit të investimeve publike, partneriteteve publiko-private, mjedisit të biznesit, transparencës në ndihmën shtetërore, efikasitetin energjetik, reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe nga zbatimi i programit të FMN-së.

“Këto reforma do ta mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shtohet në propozimin e Komisionit Evropian.

Ndihma makro-financiare është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së për të mbështetur vendet kandidate dhe partnerët e fqinjësisë, e cila synohet si një instrument i jashtëzakonshëm reagimi ndaj krizave në rast të problemeve serioze të bilancit të pagesave.

Që vendimi për pagesën e ndihmës makrofinanciare të miratohet përfundimisht, ai duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së, ndërsa do të hyjë në fuqi pasi të nënshkruhet nga kryetarët e Parlamentit Evropian dhe Këshillit dhe të botohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR