• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor vendos rreth ankesës së Prokurorisë për të involvuarit në sulmin në M-NAV

Këshilli gjyqësor vendos rreth ankesës së Prokurorisë për të involvuarit në sulmin në M-NAV

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Gjykata Penale pranë Gjykatës Themelore Publike - Shkup sot vendos rreth ankesës së Prokurorisë Themelore Publike - Shkup kundër vendimeve të gjyqtarëve nga procedura paraprake nga 5 janari, me të cilët katër personave u kanë caktua masë kujdesi, për ngjarjet në M-NAV.

Për sulmin në ndërtesën e M-NAV dhe sulmin e të punësuarve, Gjykata Penale u caktoi masë kujdesi Bekim Nezirit, këshilltar i drejtorit në M-NAV dhe tre personave të tjerë edhe pse Prokuroria publike kërkoi arrest, në çka prokuroria parashtroi apel.

Për katër të tjerët, siç informojnë nga Prokuroria, ende janë në kerkim te tenderit qendror në territorin e shtetit.

Prokurori Dejan Petreski, në një prononcim për Kanalin 5, tha se prokuroria qëndron në qëndrimin që Gjykata të caktojë masa më të forta për katër të dyshuarit në këtë rast.

"Me rastin e parashtresës së Prokurorisë Publike të Shkupit, është mbajtur seancë publike, në të cilën Prokuroria ka qëndruar në të gjitha pretendimet e parashtruara në detaje në propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, si masë e vetme për të siguruar praninë e nevojshme në këtë fazë të procedurës penale. Ai në mënyrë të detajuar i ka shpjeguar edhe pretendimet në propozimin me shkrim edhe në pretendimet në ankesë dhe në këtë moment prokuroria konsideron se masa e nevojshme për të siguruar praninë e të dyshuarve gjatë procedurës penale është pikërisht masa e paraburgimit", deklaroi Petreski. 

Për katër të dyshuarit tjerë, Petreski tregoi se në mënyrë aktive po merren masa për sigurinë e tyre, por edhe për identifikimin e personave të tjerë dhe sigurinë e tyre gjatë procedurës penale.

Avcokati i Bekim nezirit, Elenko Millanov në një deklaratë për media para Gjykatës tha se gjithë ngjarja dhe "fama rreth ngjarjes" ka filluar me dezinformatë, e ajo është se ngjarja ka ndodhur në kullën e kontrollit të M-NAV.

"Në këtë ngjarje as nuk ka diçka çka po ndoodh në strukturën kontrolluese, as nuk ka diçka që po ndodh në afërsi të asaj kulle të kontrollit, e aq më pak me person që në këtë moment është dashur të kryejë detyrime të veta në kullën e kontrollit. Kjo është e para dhe esencialja që e bëri gjithë këtë famë dhe  mosmarrëveshje", thotë ai.

Neziri, theksoi Millanov, është paraqitur në afat prej gjysmë ore nga ffeta në stacionin policor dhe ka dhënë deklaratë 

"Ai është këtu. Ja edhe sot është paraqitur para gjykatës që thotë qartë se as nuk mendon të ikë, por vetëm dëshiron të dëshmojë atë që realisht ka ndodhur, në të cilën ai nuk ka absolutisht kontribut sepse edhe ajo ngjarje ndoh prapa kurrizit të tij, nga persona të tjerë, pa pjesëmarrje të tij, as nga persona që hyjnë me të bashkë në ndërtesën e M-NAV-it", deklaroi Millanov.

Për sulmin në objektin e kontrollit të trafikut ajror në aeroportin në Shkupit më 4 janar të këtij viti, Qeveria, pas seancës së mbajtur më 9 janar dha udhëzime për zëvendësimin e pozicioneve të menaxhimit dhe zbatimin e një inspektimi dhe auditimi të jashtëzakonshëm të punës së deritanishme, ndërsa për incidentin, zyra e prokurorit publik hapi hetim kundër tetë personave për të cilët ekziston një dyshim i themeluar se ata kanë kryer një vepër penale - duke rrezikuar sigurinë e trafikut ajror.

Ndërsa disa nga të dyshuarit janë duke u kërkuar, për katër përfshirë Bekim Neziri, këshilltar i drejtorit të M-NAV, Gjykata caktoi masa kujdesi për ta, pasi nuk pranoi propozimin e prokurorisë, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë të ndikimit në procedurë ose për përsëritjen e veprës penale t'i caktohet masa e paraburgimit.

Qeveria në seancën e 9 janarit i ka dhënë drejtim Këshillit mbikëqyrës të Shoqërisë aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve në navigacionin “M-NAV” SH.A - Shkup që t'i shkarkojë Fahrudin Hamidin nga pozita e kryetarit të Këshillit drejtues dhe drejtorit ekzekutiv dhe Lube Stamenkovskin nga pozita e anëtarit të Këshillit drejtues dhe drejtorit ekzekutiv. Qeveria njëherësh i rekomandoi edhe Këshillit mbikëqyrës të Shoqërisë aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve në navigacionin e Maqedonisë “M-NAV” SH.A - Shkup që për drejtor ekzekutiv të emërojë Ilir Mehmedin, ndërsa për drejtor ekzekutiv të emërojë Milan Koraqin.

Sulmi ka ndodhur më 4 janar, menjëherë pas konferencës për styp të kryetarit të SPKF, në të cilën ai informoi se kontrollorët e fluturimit dhe ndihmësit e tij në M-NAV do të japin dorëheqje nga pozicionet drejtuese, si dhe mbështetja e aktiviteteve sindikale dhe reagimeve për shpalljen e fundit për punësime në këtë institucion. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR