• e premte, 22 nëntor 2024

Këshilli gjyqësor suprem e shkarkoi kryeprokurorin Ivan Geshev

Këshilli gjyqësor suprem e shkarkoi kryeprokurorin Ivan Geshev

Sofje, 12 qershor 2023 (MIA) - Pas propozimit të katër anëtarëve të Prokurorisë publike bullgare sot Këshilli gjyqësor suprem në seancë plenare e shkarkoi përkohësisht nga funksioni kryeprokurorin e vendit, Ivan Geshev, për shkak të fjalimit i cili e dëmtoi imazhin e gjyqësisë.

Për propozimin votuan 16 anëtarë të këshillit, përderisa katër ishin kundër.

Votimi u mbajt në mungesë të prokurorit kryesor.

Ivan Geshev e mori funksionin e kryeprokurorit në fillim të vitit 2020. Mandati i tij është shtatë vite. Për t'u ndërruar nga funksioni nevojitet që Këshilli gjyqësor suprem t'ia dërgojë vendimin shefit të shtetit dhe ai të nënshkruajë dekret për shkarkimin nga funksioni "Prokuror kryesor". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR