• e enjte, 04 dhjetor 2025

Këshilli Gjyqësor miratoi programin dhe plan veprimin për parandalimin dhe ndjekjen e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029

Këshilli Gjyqësor miratoi programin dhe plan veprimin për parandalimin dhe ndjekjen e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njëzëri miratoi me dhjetë vota "për" Programin dhe Plan veprimin për parandalimin dhe ndjekjen e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029. 

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, në fillim të seancës shpjegoi se propozim Programi dhe Plan veprimi janë një hap i rëndësishëm për sistemin gjyqësor dhe për integrimin evropian të vendit tonë dhe se gjatë përcaktimit të qëllimeve dhe prioriteteve është marrë parasysh Raporti i progresit dhe sundimi i ligjit të BE-së, raportet e vlerësimit dhe përputhshmërisë së GREKO-së misionet dhe rekomandimet e vlerësimit drejt vendit, si dhe kufizimet strukturore të Këshillit Gjyqësor, mungesën e burimeve njerëzore, kuadrin e tij të qeverisjes së pavarur dhe reformat më të gjera ligjvënëse.

"Programi i ri me Plan veprimin ka për qëllim të përforcojë menaxhimin me gjyqësorin përmes rritjes së llogaridhënies dhe transparencës së Këshillit Gjyqësor, ndërsa nga ana tjetër përmes integritetit dhe praktikave antikorrupsion në funksionimin e përditshëm të instancave gjyqësore. Këshilli Gjyqësor, përmes miratimit të Programit dhe Plan veprimit, do të përmbushë detyrimin e një institucioni përgjegjës në përputhje me axhendën Reformuese të BE-së për vitin 2024-2027 për të arritur këtë hap në fushën e sundimit të ligjit, nënfusha e pavarësisë, cilësisë dhe integritetit të gjyqësorit me një afat deri në dhjetor të vitit 2025", deklaroi Kambovski. 

Programi dhe Plan veprimi për parandalimin dhe ndjejkjen e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029 u përgatit me mbështetjen e fondit për luftën kundër korrupsionit të agjencisë franceze për zhvillim dhe në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. 

Në rend të ditës në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor është miratimi i Raportit për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kryer të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën r Apelit në Shtip. duke vepruar sipas vendimeve të Këshillit për vendosje mbi ankesat në Gjykatën Supreme dhe duke formuar komisione të raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për fillimin e një procedure për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari/kryetari të një gjykate. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR