• e diel, 22 dhjetor 2024

Këshilli Evropian e mbështet idenë e Ramës për mbajtjen e konferencës ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

Këshilli Evropian e mbështet idenë e Ramës për mbajtjen e konferencës ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

 

Tiranë, 29 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, e mbështeti idenë për mbajtjen e konferencës ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë, me qëllim që të ulen tensionet midis dy vendeve, të cilat shkaktuan shqetësim në Perëndim, njofton Top-çanel.

"E mbështesim idenë sa më parë të organizohet konferencë - së bashku me disa vende-anëtare të BE-së. Mendoj se ka ardhur koha për të pasur qasje globale dhe të ndërmerren masa të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë - Serbi. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi kemi thënë se dëshirojmë të përpiqemi të bëjmë diçka për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor", deklaroi Mishel.

Ideja për mbajtjen e konferencës ndëekombëtare për Kosovën dhe Serbinë u dha më 27 qershor nga kryeministri Edi Rama, i cili bisedoi për këtë çështje në po të njëjtën ditë në Bruksel me disa përfaqësues të lartë evropianë, në mesin e së cilëve edhe vetë Mishel.

"Kosova dhe Serbia vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për situatën e tensionuar në veri, ndërsa komuniteti ndërkombëtar e ka veshur kryesisht Prishtinën me përgjegjësinë e gjendjes së krijuar. BE-ja doli më herët me një plan masash për uljen e tensioneve, i cili, mes tjerash, përfshin shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri dhe tërheqjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës nga zona", njofton televizioni.

Plani kërkon, po ashtu, nga Serbia që të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja eventuale. Komuniteti serb i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve të reja, me kushtin që të jenë brenda kornizave ligjore të shtetit.

QËNDRONI TË LIDHUR