• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshill i jashtëzakonshëm për punë të jashtme të BE-së dedikuar gjendjes në Lindjen e Afërt

Këshill i jashtëzakonshëm për punë të jashtme të BE-së dedikuar gjendjes në Lindjen e Afërt

Bruksel, 16 shkurt 2024 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së pasdite do të mbajnë takim të jashtëzakonshëm përmes një ldhje me video-konferencë kushtuar zhvillimit më të ri të ngjarjeve në Lindjen e Afërt pas sulmeve iraniane me drone dhe predhave ndaj Izarelit fundjavën e kaluar.

Mbledhjen e jshtëzakonshme të Këshillit të punëve të jashtme të BE-së e paralajmëroi përfaqësuesi i Unionit për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell në publikimin në platformën Iks, duke porositur se qëllimi i bllokut është që të kontribuojë për deeskalimin e gjendjes dhe për siguri në rajon.

Zëdhënësi i KE-së për punë të jashtme dhe siguri Petar Stano dje thesoi se pika e vetme e takimit do të jetë eskalimi më i ri i gjendjes në Lindjen e Afërt, si dhe hapat e ardhshëm që do t'i ndërmarrin BE-ja dhe vndet e saj anëtare si reagim ndaj këtyre ngjarjeve.

Në reagimin zyrtar të ngjarjeve në Lindjen e Afërt, BE-ja ka porositur se i dënon ashpër sulmet iraniane me drone dhe raketa ndaj Izraelit.

"Ky është një përshkallëzim i paparë për sigurinë rajonale. BE-ja e përsërit përkushtimin e saj të sigurisë ndaj izraelit", theksohet në reagimin e Unionit.

BE-ja vlerësoi se kjo situatë e tensionuar rajonale dhe përshkallëzimi i mundshëm i saj i mëtejshëm nuk mund të jetë në interesin e askujt dhe për këtë arsye u bëri thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale.

BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të kontribuar në de-përshkallëzimin dhe sigurinë në rajon dhe është në kontakt të ngushtë me të gjitha palët për të arritur këtë qëllim, theksoi Unioni në reagimin e tij.

Takimi i sotëm i krerëve të diplomacisë së BE-së zhvillohet para Samitit special dyditor të Unionit që fillon nesër në Bruksel. Edhe pse Samiti duhet t'i kushtohet çështjeve ekonomike dhe financiare, pritet që në të të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Afërt. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR