• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kërkesë Komisionit Evropian që të ndërmarrë masa kundër dezinformatave në rrjetin Iks të Ilon Mask

Kërkesë Komisionit Evropian që të ndërmarrë masa kundër dezinformatave në rrjetin Iks të Ilon Mask

Bruksel, 9 gusht 2024 (MIA) - Liberalët evropianë nga Parlamenti Evropian i bënë thirrje Komisionit Evropian që të marrë urgjentisht "të gjitha masat e mundshme" për të shtypur përhapjen e vazhdueshme të dezinformatave në platformën X në pronësi të Ilon Mask, sipas një letre të parë nga Politiko.

Në letrën dërguar komisionerëve Tieri Breton dhe Margret Vestager nga eurodeputetët Valeri Hejer dhe Billi Keler, paralajmërohet se përhapja e informacioneve të rreme në platformë "sipas gjitha gjasave do të luajë rol në nxitjen e dhunës politike në Evropë".

Anëtarët e Parlamentit Evropian deklaruan se janë të shqetësuar për shkak të deklaratave të përsëritura të Ilon Mask për "luftën civile" të ardhshme në Evropë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR