Kërcënoi komandanti i ri i Gardës revolucionare iraniane: "Portat e ferrit" do të hapen për Izraelin
- Komandanti i ri i Gardës revolucionare iraniane (IRGC), gjeneral-majori Mohamad Pakpur, e kërcënoi Izraelin me hakmarrje pas vrasjes së paraardhësit të tij në sulmet izraelite ndaj Iranit, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:27, 13 qershor, 2025

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Komandanti i ri i Gardës revolucionare iraniane (IRGC), gjeneral-majori Mohamad Pakpur, e kërcënoi Izraelin me hakmarrje pas vrasjes së paraardhësit të tij në sulmet izraelite ndaj Iranit, lajmëroi DPA.
"Si hakmarrje për gjakun e derdhur të komandantëve, shkencëtarëve dhe njerëzve të pafajshëm, portat e ferrit së shpejti do të hapen për këtë regjim që vran fëmijë", shkroi Pakpur në letrën drejtuar liderit suprem Ali Hamnei, transmetojnë mediumet lokale.
Ish-komandanti i IRGC-së, gjeneral-majori Hosein Salami e humbi jetën në sulmin izraelit ndaj selisë së Gardës. Salami konsiderohej si një prej njerëzve më me ndikim në Republikën islamike.
Armata izraelite më vonë kumtoi se e ka eliminuar komandantin e forcave ajrore të IRGC-së, gjeneralin brogadier, Amir Ali Haxhizade, që u konfirmua edhe nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Në sulmet e natës, sipas burimeve iraniane, jetën e humbën së paku gjashtë shkencëtarë të shquar iranianë, përfshirë ekspertë bërthamorë dhe akademikë.
Paraprakisht, Hamnei e kërcënoi Izraelin me "dënim të ashpër" për sulmet. ab/
Fotо: ЕPА arkivi