• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jurova: Platforma X duhet të respektojë ligjin evropian nëse dëshiron të funksionojë në BE

Jurova: Platforma X duhet të respektojë ligjin evropian nëse dëshiron të funksionojë në BE

Bruksel, 24 tetor 2023 (MIA) - Pronari i platformës X, Ilon Mask do të duhet të respektojë ligjin e Bashkimit Evropian dhe të kufizojë përmbajtjet ilegale në rrjetin e tij social, nëse dëshiron të vazhdojë punën në Union, deklaroi nënkryetarja e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë, Vera Jourova.

"Mask po bën biznes të mirë në Union, nëse vendos të qëndrojë në të do të duhet të respektojë ligjin e BE-së", deklaroi Jourova duke shtuar se dialogu për momentin me Maskun "nuk po shkon mirë".

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Komisioni Evropian paralajmëroi se është duke shqyrtuar fillimin e hetimeve rreth përmbajtjeve ilegale dhe dezinformatave të postuara në X lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit nga ku u shfaqën informacione se Mask mendon të tërheqë rrjetin social nga BE, por ai mohoi pretendimet e tilla.

Sipas Ligjit të shërbimeve digjitale të BE-së (DSA), rrjetet sociale dhe platformat e tjera kryesore të internetit duhet të heqin përmbajtjet e publikuara ilegale dhe dezinformatat.

Pasi shpërthimit të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit në fillim të këtij muaji, përfaqësuesit e BE-së po kontrollojnë me kujdes se sa rrjetet sociale po përmbushin kërkesat e DSA-së për të hequr përmbajtjet ilegale.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për ekonominë digjitale, inovacionin dhe kërkime, Johanes Barke deklaroi se për shkak të "natyrës së ndjeshme të lëndës" nuk mund të japë informacione në lidhje me rastin me platformën X, duke theksuar se KE është në kontakt me rrjetin social.

Të dhënat statistikore tregojnë se platformën X e përdorin mbi 101 milionë banorë të BE-së, përfshirë edhe anëtarë të Komisionit Evropian dhe një numër i madh përfaqësuesish të institucioneve të tjera të BE-së.

Jurova, nga ana e tjetër tha se do ta mbajë profilin e saj në X, megjithëse ndihet "përafërsisht keq" për përhapjen në rritje të "urrejtjes, dhunës dhe krimit" në këtë rrjet, duke shtuar se Komisioni Evropian nuk ka ndryshuar politikën e saj për përdorimin e mediave sociale.

"Nuk ka asnjë diskutim zyrtar nëse do ta ndryshojmë hallkën e komunikimit për momentin. Tuiteri ose X mbetet platforma që e përdorim", shtoi Jourova. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR