• e hënë, 23 dhjetor 2024

Junta ushtarake në Nigeri kërkon ndihmë nga grupi Vagner që të mbetet në pushtet

Junta ushtarake në Nigeri kërkon ndihmë nga grupi Vagner që të mbetet në pushtet

Niamej, 5 gusht 2023 (MIA) – Junta ushtarake e Nigerisë e cila e rrëzoi nga froni presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, ka kërkuar ndihmë nga grupi mercenar rus Vagner nëse përballet me ndërhyrje ushtarake nga blloku rajonal i Afrikës Perëndimore.

Sipas burimeve anonime, lideri i juntës Salif Modi ka realizuar kontakte me përfaqësuesit e Vagnerit në vendin fqinj Mali.

Komuniteti ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS) ka vendosur sanksione ndaj Nigerisë për grusht shtetin dhe paralajmëroi se do të përdorë forcën nëse junta ushtarake nuk e rikthen presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Bazum.

Organizata pesëmbëdhjetë anëtarësh para dy ditësh dërgoi një delegacion në Nigeri për të kërkuar një "zgjidhje paqësore", por takimi i mbajtur në aeroportin e Niamejt përfundoi pa sukses.

Është e paqartë se si do të dukej ndërhyrja rajonale, kur do të fillonte, apo nëse do të merrte mbështetje nga forcat perëndimore.

Junta e Nigerisë u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë spiunët, ndërsa grupet e vetëorganizuara të mbrojtjes u mobilizuan natën për të monitoruar automjetet dhe për të patrulluar në kryeqytet.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR