• e hënë, 23 dhjetor 2024

Junta në Niger ka emëruar një komandant të ri ushtarak

Junta në Niger ka emëruar një komandant të ri ushtarak

Niamej, 5 gusht 2023 (MIA) - Pas kërcënimeve të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS) për përdorimin e forcës ushtarake, junta në Niger ka emëruar një udhëheqje të re të forcave të armatosura, njoftoi DPA.

Gjenerali Musa Salau Barmu, i cili luajti një rol kyç në grushti shtetin më 26 korrik, do të marrë postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, tha një zëdhënës ushtarak mbrëmë. Barmu komandonte forcat speciale të vendit.

“Përkrahësit janë emëruar edhe në poste të tjera të rëndësishme në Ushtri dhe Forca Ajrore”, shtoi zëdhënësi.

Pasi presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Bazum u rrëzua nga oficerët e Gardës Presidenciale, javën e kaluar EKOVAS kërkoi lirimin e tij. Organizata paralajmëroi se nëse vendi nuk kthehet në rendin kushtetues brenda një jave, ajo do të ndërmarrë veprime, të cilat mund të përfshijnë ndërhyrjen ushtarake.

Misioni i ndërmjetësimit EKOVAS u largua dje nga NiameJ pa u takuar me kreun e vetëshpallur të vendit, gjeneralin Abdurahaman çiani, i cili drejtonte gardën presidenciale.

Sipas mediave, presidenti nigerian Bola Tinubu i ka kërkuar tashmë Senatit të vendit të tij që të miratojë ndërhyrjen ushtarake në Nigerin fqinj. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR