Junta e Mianmarit kryen sulme brutale ajrore në shkollë - humbën jetën 20 nxënës dhe dy mësues, 50 të plagosur
- Në një sulm ajror nga junta në pushtet në Mianmar në një zonë të kontrolluar nga opozita, janë vrarë 20 nxënës dhe dy mësues, ndërsa 50 persona janë plagosur, tregon bilanci i fundit të të vdekurve nga sulmi të publikuar nga mediat lokale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:54, 12 maj, 2025
Mandalaj, 12 maj 2025 (MIA) - Në një sulm ajror nga junta në pushtet në Mianmar në një zonë të kontrolluar nga opozita, janë vrarë 20 nxënës dhe dy mësues, ndërsa 50 persona janë plagosur, tregon bilanci i fundit të të vdekurve nga sulmi të publikuar nga mediat lokale.

Paraprakisht, qeveria në hije e Mianmarit njoftoi se të paktën 17 nxënës janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një shkolle, të kryer pavarësisht një armëpushimi të shpallur pas tërmetit shkatërrues të vendit në fund të marsit.
Shkolla, e drejtuar nga Qeveria Kombëtare në hije, ndodhet në qytetin Depajin në Rajonin Sagaing në Mianmarin qendror, rreth 160 kilometra në veri të Mandalajit dhe jo shumë larg epiqendrës së tërmetit që goditi Mianmarin më 28 mars, raportuan mediat britanike.
Javën e kaluar, junta ushtarake e Mianmarit njoftoi se po e vazhdon armëpushimin deri më 31 maj, të shpallur menjëherë pas tërmetit, por sulmet ajrore ushtarake dhe sulmet me artileri kanë vazhduar në disa pjesë të vendit.

Junta e Mianmarit ka vazhduar armëpushim të përkohshëm për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit të vendit pas tërmetit të marsit që vrau të paktën 3.700 njerëz dhe shkatërroi pjesë të vendit.
Qeveria kombëtare në hije përfaqëson mbetjet e administratës së zgjedhur të vendit, e cila u rrëzua nga ushtria në një grusht shteti dhe grupe të tjera që kundërshtuan juntën ushtarake.
Foto: X