• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jun Suk-Jol: Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut paraqet kërcënim për sigurinë globale

Jun Suk-Jol: Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut paraqet kërcënim për sigurinë globale

Seul, 29 tetor 2024 (MIA) - Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut paraqet "kërcënim serioz për sigurinë globale", deklaroi sot presidenti jugokorean Jun Suk-Jol.

Lideri jugokorean e dha deklaratën e tij pasi që dje Pentagoni kumtoi se Koreja e Veriut ka dërguar 10.000 ushtarë të saj në Rusi.

"Ky bashkëpunim i jashtëligjshëm midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është kërcënim serioz për sigurinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe mund të paraqes një rrezik serioz për sigurinë tonë kombëtare", tha Jun.

Më herët, presidenti jugokorean në linjë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen tha se ushtarët  e Koresë së Veriut mund të vendosen në vijën e frontit në Ukrainë më shpejt se që pritej. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR