Julija Navalni flet para Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së
- Gruaja e liderit të ndjerë opozitar rus Aleksej Navalni, Julija Navalni sot ka folur pas dyerve të mbyllura para Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme.
- Post By Sara Ademi
- 16:01, 19 shkurt, 2024
Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Gruaja e liderit të ndjerë opozitar rus Aleksej Navalni, Julija Navalni sot ka folur pas dyerve të mbyllura para Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme.
"Shprehëm ngushëllime të thella për Navalnin", shënoi në rrjetin Iks njeriu i parë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, i cili kryeson me takimin.
"Regjimi i Putinit do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Navalnit", shtoi ai.
"Siç tha Julija, Putini nuk është Rusia. Rusia nuk është Putini. Do të vazhdoj ta mbështesë shoqërinë civile dhe mediat e pavarura në Rusi", theksoi Borel. sa/
Foto: BE