Julija Navallnaja - Putinit: Lironi të gjithë të burgosurit politikë
- – Para samitit të sotëm amerikan –rus për luftën në Ukrainë, Julija Navalnaja, e veja e liderit opozitar rus Aleksej Navalni, i bëri thirrje presidentit Vladimir Putin t’i lirojë të gjithë të burgosurit politikë.
- Post By Fitore Curri
- 17:28, 15 gusht, 2025
Moskë, 15 gusht 2025 (MIA) – Para samitit të sotëm amerikan –rus për luftën në Ukrainë, Julija Navalnaja, e veja e liderit opozitar rus Aleksej Navalni, i bëri thirrje presidentit Vladimir Putin t’i lirojë të gjithë të burgosurit politikë.
“Ky hap do të hynte në histori. Vetëm bëjeni”, deklaroi ajo në një video-porosi dërguar pjesëmarrësve në samitin në shtetin federal amerikan Alaskë. Navalni ndërroi jetë në një koloni ndëshkuese në vitin 2024.
Navalnaja tha se në Rusi ka rreth 1.000 të burgosur politikë, ndërsa dhjetëra janë dënuar në shumi vite në koloni ndëshkuese për shkak të protestave kundër luftës së Putinit.
Putini dhe presidenti amerikan Donald Tramp duhet të takohen gjatë ditës në një bazë ushtarake në afërsi të Enkorejxh – takimi i tyre i parë që nga fillimi i agresionit rus para afro tre vjet e gjysmë. Pritet që bisedimet të zhvillohen drejt mënyrave të mundshme për arritjen e armëpushimit në Ukrainë.
Navallnaja vlerësoi se në Enkorejxh ekziston mundësia për takim historik me rezultat real i cili mund të mbahet mend. Ajo porositi se i ka listat e të burgosurve, prandaj lirimi mund të realizohet shumë shpejt. Në video ishin treguar edhe fotografitë e disa prej të burgosurve.
Ekipi i Navallnit me vjet tregon për situatën e të burgosurve politikë dhe kushtet e vështira në institucionet ndëshkuese ruse, të cilët shpesh janë kërcënim për jetën.
Megjithatë, ajo shprehu skepticizëm se samiti do të sjellë fundin e luftës, duke përkujtuar se armëpushimet paraprake ishin shkelur, ndërsa shpresat përsëri ishin rrënuar. “Njerëzit po vdesin për çdo ditë”, paralajmëroi ajo, duke shtuar se ekziston rrezik që marrëveshjet në Enkorejxh të harrohen shpejtë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s