Julia Sviridenko është kryeministrja e re e Ukrainës
- Ish-zëvendëskryetarja e Qeverisë ukrainase, Julia Sviridenko, sot u zgjodh kryeministrja e re e Ukrainës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:45, 17 korrik, 2025
Kiev, 17 korrik 2025 (MIA) - Ish-zëvendëskryetarja e Qeverisë ukrainase, Julia Sviridenko, sot u zgjodh kryeministrja e re e Ukrainës.
Për emërimin e sj kanë votuar 262 nga 450 anëtarë të Radës Supreme.
Ajo zëvendëson Denis Shmihalin, i cili e ktreu funksionin pesë vjet, që është mandati më i gjatë në historinë e vendit. Shmihali do të marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes nga Rustem Umerov, i cili pritet të bëhet ambasadori i ri i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski praprakisht e propozoi Sviridenkon të drejtojë qeverinë ukrainase.
Zelenski theksoi se me Julia Sviridenkon ka biseduar edhe për zbatimin e marrëveshjeve me partnerët evropianë dhe amerikanë, të cilat u arritën gjatë Konferencës së fundit për Rindërtimin e Ukrainës të mbajtur në Romë.
"Duhet të zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur gjithçka që mund të mbështesë stabilitetin e shtetit dhe shoqërisë sonë", përfundoi lideri ukrainas.
Foto: Sviridenko në Fejsbuk