• e hënë, 23 dhjetor 2024

Julia Navalni hedh poshtë pretendimet se shkaku i vdekjes së Aleksej Navalnit ka qenë një kombinim i disa sëmundjeve

Julia Navalni hedh poshtë pretendimet se shkaku i vdekjes së Aleksej Navalnit ka qenë një kombinim i disa sëmundjeve

Londër, 15 gusht 2024 (MIA) - Bashkëshortja e liderit të ndjerë opozitar rus, Aleksej Navalni, Julia ka hedhur poshtë dhe i quajti si "të pakuptimta" gjetjet e hetuesve të cilat çojnë në atë se shkaku i vdekjes së bashkëshortit të saj ka qenë një kombinim i disa sëmundjeve që ai kishte.

Ajo sot theksoi se do të kërkojë një hetim penal për vdekjen e burrit të saj, të cilën e konsideron vrasje dhe tha se ekipi i Navalnit do të vazhdojë të kryejë hetimet e veta.

Navalni (47)  papritur vdiq më 16 shkurt në një koloni burgu në pjesën arktike të Rusisë, ndërsa Kremlini hodhi poshtë akuzat e mbështetësve të tij se politikani i opozitës është vrarë dhe se pas këtyre të gjithave qëndron presidenti rus Vlladimir Putin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR