• e hënë, 23 dhjetor 2024

Joveski: Prokurorët dhe gjykatësit janë të detyruar ta zbatojnë ligjin, edhe pse ekzistojnë ligje me të cilat nuk mendojnë njësoj

Joveski: Prokurorët dhe gjykatësit janë të detyruar ta zbatojnë ligjin, edhe pse ekzistojnë ligje me të cilat nuk mendojnë njësoj

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Prokurori publik, Lubomir Joveski lidhur me vjetërsimin e një pjese të lëndëve konform ndryshimeve të fundit të Kodit penal thotë se atje ku do të vërtetohet se janë paraqitur elemene të vjetërsimit të përndjekjes penale, Prokuroria dhe gjykatat  do të marrin vendime përkatëse.

Në pyejen e gazetarëve, Joveski sot theksoi se prokuroria dhe gjykatësit janë të detyruar të zbatojnë ligjin, edhe pse ekzistojnë ligje, me të cilat ata nuk mendojnë njësoj.

"Një gjë është ndjenja ime, tjetër është zbatimi i ligjit. Edhe prokurorët edhe gjyqtarët janë të detyruar ta zbatojnë ligjin. Në rastin konkret, ku do të konstatohet se kanë ndodhur elementë të vjetërsimit të ndjekjes penale, Prokuroria dhe gjykatat do të marrin vendimet përkatëse. Çdo prokuror dhe gjyqtar ka shumë ligje në të cilat ai nuk ndan mendim të njejtë apo qëndrimin e Ligjit, por thjesht duhet ta respektojë atë. Pra, në rastin konkret, pavarësisht se çfarë konsiderojmë dhe mendojmë personalisht ne si prokurorë në lidhje me disa zgjidhje konkrete ligjore, jemi të obliguar t'i respektojmë këto zgjidhje ligjore dhe të marrim vendime në përputhje me to", tha Joveski, pas seancës së sotme të Këshillit të prokurorëve publikë.

Kuvendi ende nuk ka publikuar shpallje për prokuror të ri, edhe pse mandati i Joveskit përfundon. Ai thotë se e ka njoftuar Qeverinë për përfundimin e mandatit të tij.  

Raportin e Komisioni Evropian lidhur me luftën kundër korrupsionit, siç tha, do ta komendojë pasi që do ta shohë. Të shohim çka ka konstatuar BE-ja, e pastaj do ta shpreh mendimin tim lidhur me qëndrimet e raportit, tha prokurori publik, Joveski mb/

Foto: MIA   

QËNDRONI TË LIDHUR