• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Joveski: Është nder të jesh gjykatës kushtetues, është arritja më e madhe e secilit jurist

Joveski: Është nder të jesh gjykatës kushtetues, është arritja më e madhe e secilit jurist
Shkup, 8 korrik 2021 (MIA) – Është nder të jesh gjykatës kushtetues, dhe kjo është arritja më e madhe e çdo juristi, tha prokurori shtetëror publik, Lubomir Jovevski. Jovevski, momentalisht është në Konferencën Ndërkombëtare në Shën Petërsburg, të Rusisë, për “Rolin e prokurorive në mbrojtjen e të drejtave individuale dhe interesit publik në dritë të rekomandimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, bashkë me prokurorin publik nga Prokuroria e Lartë Publike të Shkupit, Elvin Veli dhe prokuroren themelore publike të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska. “Vendimin e marrin deputetët dhe nëse ata konsiderojnë se me përvojën shumëvjeçare në Ministrinë e Drejtësisë, si gjykatës dhe si kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 2, prokuror publik, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe prokuror shtetëror publik, mund të kontribuoj në punën e Gjykatës Kushtetuese, do ta pranoj këtë funksion me përgjegjësi”, ka deklaruar për TV 24 Jovevski. Kah fundi i majit të këtij viti iu përfunduan mandatet nëntëvjeçare gjykatësve kushtetues, Elena Gosheva, Sali Murati dhe Nikolla Ivanovski. Gjykata Kushtetuese, për momentin në vend se me nëntë vendos me gjashtë gjykatës dhe kryetarja Dobrilla Kacarska disa herë publikisht porositi që të shpejtohet me zgjedhjen që gjykata të ketë kapacitet të plotë. Kandidatë për gjykatës kushtetues mund të propozojë secili anëtar i Komisionit kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime. Propozimet të cilat do të kalojnë votimin në komision, pastaj shkojnë në votim në mbledhje plenare. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR